Protesto sot të ekzistosh nesër
A e dëgjove se po rritet çmimi i bukës
Sepse do rritet çmimi i energjisë
Ku e ndjek rritjen çmimi i ujit
Ashtu si po rritet çmimi i naftës më shtrenjt se në tetë vende në botë, paçka se jemi vend prodhues e në rajon kushton 40 përqind më lirë
Po e trefishuar vaji i ullirit, sikur të ishte bitcoin
Një kilogramë domate e kastraveca kalojnë rritjen hatashme të pensionit.
Frutat kanë hyrë te zonë e ndaluar.
Djathi e mishi po bëhen produkte në kërkim në tryezë
Ilaçet sa të skaduara aq dhe me çmime ataku kardiak
Zyrat të kthyera si kuplara poshtërimi.
Kurdisen shtete me copa hektarësh për të ngritur çerdhe të mëdha hajnie, dëgjon në të rrallë për lindje fëmije.
Janë pakësuar njerëzit dhe bagëtia
Në supermarket të duket sikur të kanë futur duart hajdutët e qytetit, del me dhëmbë mangut duke i shtërnguar..
Rrogat si Bangladeshi, mezi sajohet në një qese qepa, spinaqi, karotat dhe preshi
Fermerët djersijnë kot nëpër ara, sepse i palos oli-pushteti nëpër dogana
Një metër katror shtëpi nuk e blen dot as me kursimet e një viti, nëse bën pjesë tek ata fstlinjtë që u mbesin ca kacidhe mënjanë
Spitalet dhe shkolla janë nishane kiameti
Drejtësia është bërë si mall i sapodalë nga ferri
Qeveritarë e pushtetarë jetojnë më shumë nëpër avionë duke sajdisur rehatinë
E gjithë kjo mirë-qeni-e, vjen nga plaçkitja e përditshme që na bëhet nga ata që duhet të ruajnë pronë e pasuri publike
Asgjësimi zyrtar i fajtorëve është mbijetesa e vetme.
Nëse diktatura vendoset përsëri ne i kemi dhënë lejen tonë. Mos ankohemi askund.
Unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato Të gjithë.
Mos u struk sot të dukesh nesër, por duku sot, të struken e zhduken horrat nesër…