Joe Biden fitoi 279 vota elektorale ditën e djeshme duke u shpallur President i SHBA-së. Ai pati një mbështetje të gjerë popullore dhe nga shumë personazhe të njohur, që e kanë pritur me festë lajmin për fitoren e tij.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar pamje nga atmosfera festive në Hollywood Hills ku ajo jeton.Ajo thotë se njerëzit po bërtasin për Biden dhe se Los Angeles është shumë i lumtur në këto momente.

Ky është Hollywood Hills në këto momente! Njerëzit duke brohoritur për Biden. Los Angeles është shumë i lumtur tani”, ka shkruar këngëtarja e njohur me famë botërore.