Ngadalësohet rritja ekonomike e Kinës

Ngadalësohet rritja ekonomike e Kinës

Rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit.

Shifrat e publikuara sot kanë treguar se ekonomia e dytë më e madhe në botë është zgjeruar për 7.7 për qind në çerekun e parë të vitit, krahasuar me çerekun paraprak kur kjo shifër ka shënuar 7.9 për qind.

Analistët, ndërkaq, kanë pritur që rritja të jetë të paktën 8 për qind.

Kina ka përjetuar rënien më të thellë ekonomike në vitin 2008, kur edhe ka goditur kriza globale.

EMISIONET