Nga ëndrra e West për t'u bërë President e deri te kandidati i vdekur, çudirat e zgjedhjeve në SHBA

Nga ëndrra e West për t'u bërë President e deri te

Që zgjedhjet presidenciale këtë vit do të ishin të çuditshme, kjo u pa që në fillim që në kandidaturën e Kanye West,  ndikimi i pandemisë, por pavarësisht të gjithave deri tani çdo gjë ka shkuar mirë.

1. Kanye vazhdon të besojë se do të bëhet president i Amerikës!

Fushata presidenciale e Kanye West mbaroi, por duket se reperi nuk do të heqë dorë nga gara e tij për të qenë president i SHBA-ve.

Kanye dhe partia e tij e përshkruar nga ai si “Birthday Party” nuk pretendon fitore në asnjë shtet, por i ka idetë e qarta. Ai shkroi në Tëitter: "Kanye 2024".

2. Një kandidat i vdekur!

Burri që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, ka fituar garën: Një vend në legjislaturën e shtetit në North Dakota.

David Andahl, 55-vjeç ishte kandidati republikan i nominuar për një nga 2 vendet në Dhomën e Përfaqësuesëve që rezultoi fitues kundër konkurrentit të tij, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që prej 5 tetorit.

3. Arsyeja e votimit të këtij djali, u bë virale online!

Alex Garcia, një 27-vjeçar nga Miami e kishte bërë në plan të mos votonte këtë vit, por ndryshoi mendje pasditen e djeshme, kur teksa shihte lajmet, pa numrin e votuesëve të regjistruar në Florida, të cilët kishin zgjedhur të mos votonin. Derisa arriti në qendrën e votimit, kishte në plan të votonte për Trump-in, por në momentin e fundit vendosi për Joe Biden.

I pyetur nga gazetarët, i riu dha një përgjigje që padashje do të bëhej çështje diskutimi në Twitter, madje një pjesë e mirë e njerëzve e kanë ripostuar duke thënë se ishte "batuta më e mirë e këtyre zgjedhjeve".

"Doja që Instagram-i im të ishte sërish për mua dhe pamjen time. Të flitej se sa mirë dukesha unë"

Përveç atyre që mendonin njësoj si ai, kishte dhe të tjerë që e morën seriozisht arsyen e votimit dhe nuk i kursyen kritikat.

Bota Lajme SHBA Kanye West trump zgjedhjet ne shba zgjedhjet presidenciale ne shba biden

EMISIONET