Bie sistemi TIMS, Rama: Sulm kibernetik nga Irani. Rradhë të gjata në të gjitha pikat kufitare

Irani ka nisur nje ofensive tjetër kibernetike ndaj Shqipërisë. Pas sulmeve kibernetike qe kulmuan me hakerimin e serverave qeveritare në mes të korrikut 2022, këtë fundjavë Shqipëria është tronditur nga rënia e sistemit TIMS. 

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 9 shtatorit 2022. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter deklaroi se sulmi kibernetik është nga i njëjti agresor që sulmoi infrastrukturën digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në mes të korrikut 2022. 

Rënia e sistemit TIMS ka shkaktuar rradhë në të gjithë pikat kufitare ndërkohë që grupi Home Land Justice la mesazhin se  “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”.

Bashkë me sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit doli jashtë funksionit edhe faqja zyrtare e Policisë së shtetit.

LAJMI NE PERDITESIM


Ora 21:15 Radhë të gjata, stres e lodhje/ Kjo ishte situata mbrëmjen e të shtunës në portin e Durrësit pa TIMS-in funksional 


Ora 18:16 Softa për TIMS-in: Nuk janë sulmet e fundit por sulmet e para. Do jetë një luftë e gjatë


Ora 17:08 Dy sportele në Rinas rikthehen në punë me sistemin TIMS, po punohet për të tjerat 


Ora 16:17 Liçaj: Kjo është një luftë dhe duhet trajtuar si e tillë, jemi në gjendje emergjence


Ora 15:31 Sulmi në sistemin TIMS, TIA: Operimet vijojnë normalisht, paraqituni në aeroport 2 orë e gjysmë para fluturimit 


Ora 14:28 "Shqipëria po paguan ..." Mesazhi që hakerat lanë në sistemin TIMS


Ora 14:13 U godit sistemi TIMS, radhë të gjata në doganën e Bllatës në Dibër


Ora 14:00 Sulmi kibernetik në TIMS, Ministria e Brendshme: Nga e njëjta dorë


Ora 13:44 Momenti kur nis sulmi në sistemin TIMS, Shikoni videon


Ora 12:56 Detaje të reja nga sulmi kibernetik në sistemin TIMS, të gjithë policët kufitarë urdhërohen të dalin në punë


Ora 12:23 Sulmi ndaj TIMS/ Porti i Vlorës dhe Kakavija kthehen tek regjistrat, rradhë të gjata në doganë
 


Ora 11:42 Bie dhe faqja e Policisë së Shtetit


Ora 11:36 Sulmi kibernetik në TIMS/ Rradhë në Muriqan e Kapshticë, kalimi me regjistra shton sportelet 


Ora 11: 24 Ekspertët e IT-së kuptuan që kishin hyrë të tjerë, Ora News mëson si u zbulua sulmi kibernetik në sistemin TIMS 



Ora 11:02 Ra sistemi TIMS, Rama: Sulm kibernetik nga Irani

Rënia e sistemit TIMS ka ndodhur për shkak të një sulmi kibernetik nga Irani, i ngjashëm me atë të shërbimeve qeveritare ne korrik.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se sulmi është bërë nga të njëjtët agresorë.

Ekspertët e IT-së zbuluan se në sistem kishte patur edhe të tjerë që ishin futur.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale," shkroi ai ne Twitter.

Prej mbrëmjes së djeshme hyrjet - daljet e qytetarëve në kufi bëhen manualisht me regjistra, ndersa autoritetet i druhen kalimit te personave qe paraqesin rrezikshmeri apo te kekruarit nga policia.   

Ndërkohë, më 9 shtator, Thesari Amerikan i Shtetit ka sanksionuar Ministrinë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si dhe ministrin Esmail Khatibi, për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike të bëra që nga 2007.

Republika Islamike e Iranit u shpall përgjegjëse edhe për sulmin kibernetik të 17 korrikut ndaj shërbimeve qveritare të vendit tonë.

7 shtator 2022 Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi largimin e trupës diplomatike dhe personelit të ambasadës së Iranit brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Më 9 shtator 2022 Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Iranit për sulmet kibernetike, përfshirë dhe atë ndaj Shqipërisë.