Tek Universiteti Bujqësor 500 studentë të regjistruar, 1 mijë e 200 kuota të lira
Rreth 500 të rinj kanë zgjedhur deri më tani të ndjekin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës teksa mbeten të lira mbi 1 mijë e 200 kuota. Në degët e shpallura prioritet kombëtar numri i studentëve të regjistruar është i ulët.
Në degët e shpallura prioritet kombëtar në Universitetin Bujqësor të Tiranës numri i studentëve të regjistruar është i ulët.
Në programet agrobiologji, bioteknologji zooveterniare dhe inxhinieri agrare agromekanizëm kuotat janë të paprekura.
"Inxhinieria agrare, agromekanizim, agrokultura, bioteknologji zooveterniare janë degët që kanë nevojë për kohë për tu konsoliduar tek kërkesat e maturantit," tha Shpresim Domi, Drejtor i Shërbimeve Mësimore.
Shpresim Domi, Drejtor i Shërbimeve Arsimore thotë se vetëm në përfundim të procesit të regjistrimeve do të shihet nëse vendimi i qeverisë për t`i shpallur prioritet si dhe për të ofruar bursa për studentët ka dhënë efekt në dëgët që rrezikojnë mbylljen.
"Ka maturantë të cilët priren të shkojnë drejt trendit, një program studimi që mund të mos jetë racional apo ai që i duhet realisht maturantit.
Do të shfrytëzoja këtë moment për të thënë se maturantët duhet të orientohen drejt atyre programeve studimi japin disa avantazhe. Së pari ti shërbejë si një trampolinë për punësim.
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës nga statistikat e pesë viteve të fundit, 50% e studentëve brenda vitit të parë janë të punësuar," tha ai.
Interes të rinjtë kanë treguar kryesisht për degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit si dhe Mjekësisë veterinare.
"Programet e studimit më të preferuara deri më tani rezultojnë ato të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (informatikë elektronike, financë kontabilitet, menaxhim agrobiznesi që është ndër më të kërkuarat) dhe tek Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit ndër më të kërkuarat është Inxhinieri Agromjedisi, Arkitekturë peizazhi.
Tek Fakulteti i Bioteknologjisë shumë i kërkuar është Teknologjia Agroushqimore dhe Mjekësia Veterinare," tha ai.
Rreth 500 të rinj kanë zgjedhur deri më tani të ndjekin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës teksa mbeten të lira mbi 1 mijë e 200 kuota.
