Ndërtimet pa leje, Salianji sulmon Ramën me raportin e Prokurorisë: Burg për qytetarët, legalizim për oligarkët!
Deputeti, Ervin Salianji, ka reaguar për aksionin e nisur nga qeveria për ndërtimet pa leje.
Ai ka publikuar raportin e të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2021, suipas të cilit 1757 qytetarë janë proçeduar penalisht për ndërtim pa leje duke riskuar burgun.
8383 qytetarë të tjerë janë përballur ne prokurori dhe gjykata gjatë mandatit të fundit të Ramës dhe mijëra qytetarë të tjerë janë detyruar për ryshfet sipas tij.
Ndërkohë godinat që mbijnë përditë nga ndërtuesit autoritetet nuk i shohin por edhe kur vendosin ta bëjnë trajtimi ndryshon.
"Nëse nuk paguajnë qytetarët përballen me prishjen e ndërtimeve dhe me gjobë ndërkohë që oligarkët me përkedhelje, opsione dhe legalizim" thotë ai.

Reagimi i plotë
Burg për qytetarët, legalizim për oligarkët!
Bashkëfshatartëve të tij ashtu si dhe çdo qytetari në Republikë i turren taksidarët e Edi Ramës, për t’iu marrë ryshfet në çdo rast, qoftë kur kanë ndërruar çatinë, kur suvatojnë shtëpitë, rregullojnë oborret, apo kur riparojnë stallat. Policët dhe ndërtimorët e Ramës shkojnë tek qytetarët më shpejt se ustallarët që do bëjnë ndërtimet ndërkohë që pallatet e oligarkëve kanë mbirë kudo pa leje, në zonat më të lakmuara të Shqipërisë! Nëse nuk paguajnë qytetarët përballen me prishjen e ndërtimeve dhe me gjobë ndërkohë që oligarkët me përkedhelje, opsione dhe legalizim!
Mijëra qytetarë ankohen për këtë sistem, mijëra të tjerë kanë përfunuar në burgje dhe janë pêrballur me prokuroritë dhe gjykatat!
Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin 2021, 1757 qytetarë janë proçeduar penalisht për këtë vepër duke rriskuar burgun! 8383 qytetarë janë përballur ne prokurori dhe gjykata gjatë mandatit të fundit të Ramës, mijêra qytetarë të tjerë janë detyruar për ryshfet!
Po oligarkët e qeverisë pse nuk janë proçeduar? A është qartësisht legalizim i pallateve dhe kateve pa leje aksioni i tanishëm i qeverisë me kohë të pjesshme?
