Ekspertët e IT-së kuptuan që kishin hyrë të tjerë, Ora News mëson si u zbulua sulmi kibernetik në sistemin TIMS

Rënia e sistemit TIMS prej 14 orësh është pasojë e një sulmi kuibernetik të bërë nga Irani, të njëjtët autorë që kryen sulmin ndaj shërbimeve qëeveritare në korrik.

Lajmin për këtë e bëri të ditur kryeministri Rama, ndërsa ishin ekspertët e IT-së ata që zbuluan se në sistem ishin futur dhe persona të tjerë që rezultuan të njëjtët me sulmin e mëparshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se dyshimet janë që ata të kenë hakeruar databaset e sistemit TIMS.

"Dyshimet janë që kanë hakeruar databaset e sistemit TIMS. Probleme me kompjuterët kanë patur dhe oficerët e Policisë Kufitare që kanë punuar me regjistra. Pas verifikimeve të kryer nga ekpertët e IT-së rezultoi se në këtë sistem kishte dhe persona të tjerë që kishin hyrë," raporton ai.

Ndërkohë në këto momente po punohet dhe me ekspertë të IT-së të huaj dhe shqiptarë për të zbuluar më tepër mbi sulmin dhe për për të ngritur mure mbrojtëse për të parandaluar sulme të tjera.