Reshjet e shiut përmbytin Shëngjinin, ndërtimet pa kriter kanë bllokuar kanalizimet (Pamje)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 22:45
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në zonën e turistike të Shëngjinit.
Uji ka vërshuar në rrugë dhe rrugica në disa zona të këtij qyteti turistik.
Kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka reshje shiu dhe shkaku kryesor janë ndërtimet pa kriter, të cilat kane bllokuar sistemin e kanalizimeve.
Prej orëve të drekës të kësaj të premteje i gjithë rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu.
