Berisha: Për çdo kat Rama ka marrë ryshfet, janë ndërtuar me lejen e tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës së Përrenjasit ditën e sotme.

Ai tha se Rama ka marrë ryshfete për katet pa leje dhe se ato nuk janë ngritur pa lejen e tij, prandaj po zhvillon edhe aksionin e fundit që e quajti si një larje duarsh.

Rama: Dje në kuvend, teksa dëgjoja socialistët u thash që të shkojmë së basku dhe të debatojmë në çdo organizatë të PS-së, mirëpo sikurse shihni ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarët sepse Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi. Ata flasin për një vend sikur jemi në një tjetër realitet dhe jo në Shqipëri. Ky mekanizëm është për të mashtruar nga mëngjesi në darkë.

Ju e dëgjuat dje sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në urbanistikë. Dihet shumë mirë se për çdo kat, e për çdo dhomë paguhej ryshfet për ta shtuar. Ky i dinte këto ndërtime pa leje. Mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik që e ka ngritur në bazë të ryshfetit.