Me armë gjahu pa leje dhe oborrin me kanabis, arrestohet 39 vjeçari në Mallakastër

Një 39 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Mallakastër pasi në banesë ju gjetën dy armë gjahu pa leje dhe si dhe bimë narkotike kanabis që i kishte kultivuar në oborrin e shtëpisë.

Me finalizimin e operacionit policor antikanabis të koduar "Mollaj" u arrestua H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

"Në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje," njoftoi policia.