Radhë të gjata, stres e lodhje/ Kjo ishte situata mbrëmjen e të shtunës në portin e Durrësit pa TIMS-in funksional
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 21:15
Kështu e gjeti mbrëmja portin e Durrësit , ku është krijuar kaos për shkak se prej disa orësh sistemi TIMS nuk funksionon si pasojë e sulmit kibernetik.
Siç shihet, qytetarët janë të lodhur nga pritja e gjatë, ndërsa janë ulur në valixhet që mbanin me vete.
Mes personave që po presin për t’u nisur në destinacionet e tyre, ka dhe fëmijë.
Deri më tani ende nuk ka ndonjë njoftim se kur mund të behet zhbllokimi i këtij sistemi.
Edhe pse janë shtuar punonjësit e policisë për të bërë regjistrimet manuale nëpërmjet regjistrave, situata mbetet sërish e rënduar.
Nga kapiteneria e Durrësit bëhet me dije se nuk do të ketë shtyrje të orarit të nisjes se trageteve pasi po punohet manualisht nga policia për përpunimin e pasagjerëve që nisen.
