Berisha: Rama hoqi Nanon sepse kapi aferat e Olsi Ramës me bastet, fshihej pas Ervis Martinajt

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës së Prrenjasit tha se Rama shkarkoi Gledis Nanon për aferat e Olsi Ramës.

Ai tha se Rama porositi policinë e shtetit të sqaronte zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilin Berisha tha se ka qenë së bashku me Olsin Ramën krerët e basteve në Shqipëri.

Berisha: Ai hoqi drejtorin e përgjithshëm të policisë, sepse ai ra në korrent, në atë aferën e call centerave të Olsi Ramës. E solli dhe e stërsolli, dhe e shkarkuan pa asnjë motiv duke mos respektuar ligjin. Pas një muaji që është zhdukur donte që të sqarohet çështja e Ervis Martinajt. Të gjithë e dinin se ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Por dihej se Olsi Rama është biznesmeni i lojërave të fatit ne hije.

Këtë e dinë të gjithë se kush i lozte bastet. Këto të dy janë për bastet dhe njëri u zhduk. Mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me baste deri në gjermani. Mendon se kështu do t’i lajë duart me zhdukjen e njeriu.