Makina përplaset me barrierat e urës dhe del nga rruga, plagoset gruaja pasagjere

Një 41-vjeçare mbeti e plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Përmet-Çarshovë.

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur "Strëmbec", automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barrierat anësore të urës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.