Pasi i sekuestroi pallatet, Rama 'ngushëllon' Veliajn: Të thonë ç’të duan, mbaj hudhra mos të marrin mësysh

Kryeministri Rama nga lagjia e re në Zall Herr ku dorëzoi çelësat për 199 shtëpi të rindërtuara, mori në "mbrojtje" Erion Veliajn, në bashkinë e të cilët ai ka sekuestruar 2 pallate pa leje tashmë.

Pasi foli për ndërtime pa leje në mes të Tiranës, bashkinë e të cilës e drejton Veliaj, Rama tha sot se le të thonë ç’të duan për Veliaj, ai do të qëndrojë aty.  

Rama: Ata janë pa din dhe imam. Prandaj janë aty ku janë. Lalit t’i thonë ç’të duan, lali këtu është. Dhe duke ardhur shumë vërdallë në fshatrat e Tiranës, ato t’i kthejë në hudhra që të mos e marrin mësysh pastaj. Prandaj është më i buzëqeshur se sa mua, sepse unë nuk e kam gjetur se si bëhet kjo.

Por pavarësisht këtyre deklaratave, duket se ka një “krisje” mes të dyve, pasi Rama nxori Belinda Balluku për konfiskimin e një pallati në Tiranë që ishte pa leje.

Ajo që u vu re në këtë operacion publik të qeverisë ishte fakti se mungonte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka përgjegjësinë për administrimin e Tiranës.

Veliaj deri tani ka heshtur, duke mos reaguar ndaj denoncimeve flagrante nga anëtarët e kabinetit të shefit të tij, duke pasur një tjetër qëndrim nga denoncimet e bëra nga mediat për të cilat Kryebashkiaku i cilësonte si gjoba mediatike.