"Ndihesh i vjedhur? Eja edhe ti!" Meta, fton qytetarët në protestën e 13 shtatorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 19:16
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fton qytetarët në protestën e 13 shtatorit. Ditën e sotme ka publikuar dhe spotin e protestës, duke riktheksuar edhe njëherë arsyet e saj.
NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!
Afera e inceneratorëve është "kryevepra" e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.
Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.
Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!
