"Jashtë Matriksit" me Alfred Cakon, programi i ri nis më 12 shtator në Rtv Ora
Duke nisur nga e hëna e 12 shtatorit Alfred Cako vjen në ekranin e Rtv Ora me emisionin e tij "Jashtë Matriksit". Programin e ri do të keni mundësi ta ndiqni nga e hëna në të premte, në orën 19:30.
Jashtë Matriksit është emisioni më i ri që do ti bashkohet RadioTelevizionit Ora.
Nën moderimin e analistit të njohur Alfred Cako, qëllimi i këtij projekti është të jetë një zë ndryshe që përcillet tek teleshikuesit duke i shkuar problemeve dhe çështjeve të aktualitetit deri në rrënjët e krijimit të tyre.
""Matrix" do të zgjojë njerëzit, do t'i ngjisë në shkallët e informacionit për të mësuar rrënjët e problemeve. Një zë i së vërtetës, pa asnjë kompromis. S
hoqëritë politike, sidomos qeveritë, përbëjnë një Matrix propagandistik nëpërmjet të cilës synojnë të eksagjerojnë bëmat e tyre pozitive dhe të fshehin mosrealizimet ose bëmat e tyre negative.
Jemi në opozitë si populli, do t'u kërkojmë llogari. Jemi të paanshëm, të drejtë, informues dhe investigues, për të pasur në produkt të një pune investiguese, duke e servirur realitetin pa lulet e propagangës.
Do të hedhim prozhektorët tanë në të gjitha skutat e propagandës së qeverisë," tha Cako.
Nga e hëna në të premte vetëm në “Jashtë Matriksit”.
"Do të jemi në orën 7:30 çdo mbrëmje, shpresojmë te jemi nord i të gjithë emisioneve që shqiptarët të kenë çfarë të mësojnë kur të kthehen nga rutina e përditshme e punës në shtëpi," tha ai.
