Sulmi kibernetik në sistemin TIMS/ Rradhë të gjata në pikat kufitare, kalimi vetëm me regjistra

Të gjitha pikat kufitare të shqipërisë po punojnë pa sistemin TIMS të regjistimit të udhëtarëve. Në kapshticë ka pasur radhë të gjata makinash që kanë pritur me orë të tëra, ndërsa problematika janë shënuar edhe në Portin e Vlorës. Policia kufitare po punon me regjistra manual, çka e ngadalëson procesin e regjistrimit të udhëtarëve.

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS ka krijuar vonesa dhe rradhë në pikat kufitare Muriqan, Han i Hotit dhe Kapshticë.

Dhjetëra qytetarë pritën për orë të tëra që të kalonin pikën kufitare, pasi sistemi u bllokua mbrëmjen e së premtes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Numri i sporteleve u shtua të shtunën, ndërsa regjistimi i personave u bë manualisht në regjistra me shkrim dore.

Të njëjtat probleme kishin të gjitha pikat tokësore kufitare në vendin tonë.

Kakavia, Morina, Qafë Prushi, Muriqani dhe Hani i Hotit nisën që të përdonin regjistra për shkak të rënies së sistemit.

Në Portin e Vlorës qytetarët pritën gjatë për tu imbarkuar në tragete.

Edhe sistemi në Portin e Durrësit nuk funksionoj prej së premtes, ndërsa numri i madh i sporteleve ka bërë që atje të mos ketë radhë.

Sistemi TIMS ra pas një sulmi kibernetik që sipas kryeministrit edi rama erdhi nga IRANI, me të cilin shqipëria ka shkëputur taniëm marrëdhëniet diplomatike pasi është vërtetuar se republika islamike qëndron pas sulmit masiv të E-albanias me 15 korrik.