Panariti: Aksioni i Ramës me ndërtimet pa leje qesharak, të hetohen organet që i lejuan
Në një intervistë për Ora News, ish-ministri dhe ish-deputeti Edmond Panariti u shpreh se aksioni i Ramës për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje është një spektakël qesharak.
Sipas tij, ndërtime të tilla kanë vite që janë ngritur dhe nuk janë përfillur nga organet kompetente, gjë e cila duhet të ndiqet edhe penalisht sipas tij.
Panariti: Situata është ironike që tashmë është ndërmarrë një fushatë e tillë për ndërtimet pa leje kur dihet se kanë vite që janë ndërtuar nënën sytë e autoriteteve. Kjo përbën një shkak për shpërdorim detyre nga autoritetet që janë përgjegjëse për kontrollin e territorit për ndërtimet dhe ligjshmërinë e tyre. Policia ndërtimore dhe bashkiake të vjen për një ndërhyrje modeste, për çështje minutash dhe këtë të gjithë e dinë. Edhe Bojkon Lako u dënua për disa dritare.
Jashtë vëmendjes së kësaj policie që reagon direkt, janë këto karabina që po mbijnë pa leje, pa llogaritur që 1200 metra katrorë mbijnë pa leje. Kjo është gjë ironike që konfiskohen, duke bërë një spektakël që mund të ketë edhe qëllime të tjera, që do të zbulohen me kohën. Ne jemi përballë çështjeve shumë me rëndësi si incineratorët, një gropë qindra milionë euro ku kemi dhënë para për diçka që nuk ekziston, dhe duan të heqin vëmendjen.

