Në nëntor testimi i mësuesve
Në muajin nëntor të diplomuarit në mësimdhënie dhe ata që janë në dispozicion do ti nënshtohen testimit “Mësues për Shqipërinë”.
Ky testim është kusht për të të gjithë ata që duan të punojnë si arsimtar dhe të jenë përfundimisht pjesë e sistemit parauniversitar.
Urdhëzimi i ministrisë thotë se të drejtën për tu testuar e kanë personat që janë kualifikuar ne fazën e parë të konkurimit që përfshin vlerësimin e dosjes së tyre nga ekspertë të MAS.
Lindita Nikolla: “Kemi bërë shpalljen dhe fillon procedurat, sigurisht dhe me udhëzimin e ri. Është shumë i sukseshshëm dhe instrument i ri që do të bëjë largimin e politikës nga arsimi”
Në portalin “Mësues për Shqipërinë” mund të aplikojnë edhe ata mësues që nuk janë të kënaqur nga testimi i parë dhe duan pikë më të larta në rënditje. Të diplomuarit për mësimdhënie duhet të kalojnë testimin në këtë portal në të kundër nuk mund të punësohen në sistemin publik parauniversitar.
/Oranews.tv/
