Ndërron jetë mamaja e Adelina Ismaili
Adelina Ismaili dhe motrat e saj, Zanfina dhe Ema, humbën sot njeriun më të shtrenjtë: nënën e tyre.
Mamaja e këngëtares së njohur, Mona, ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Përveçse nëna e tyre, ajo ishte dhe menaxherja e vajzave të saj, dhe ju qëndroi atyre pranë në çdo hap të karrierës.
Pak ditë më parë, Zanfina kishte postuar një foto me të në Instagram, ku shkruante: “Ti je dielli im,pranvera ime, bota ime, çdo gjë e bukur dhe e çiltër. Ti bën çdo të vështirë të lehtë, çdo të pamundur të mundur, çdo pengesë lehtësim, çdo hidhërim e bën gëzim dhe çdo errësirë dritë. Çdo minutë pa ty është i humbur. Ti je shpirti që mund të lidhem në çdo moment. Të dua mami.”
/Oranews.tv/
