Lamtumira e fundit për Ferdinand Ponin

I është dhënë lamtumira e fundit ish Zv-ministrin e brendshëm Ferdinand Poni i cili ndërroi jetë dje në moshën 49-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Miq, të afërm, personalitete të pushtetit vendor, politikanë, përfaqësues të medias, etj, kanë zhvilluar homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar për nder të Ferdinand Ponit. Homazhe ka zhvilluar, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Pasi vendosën kurora me lule pranë arkivolit me trupin e pajetë të Ferdinand Ponit, kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Berisha kanë lënë edhe një shënim në librin e kujtimeve. Kryetari i PD-së Basha ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës duke ngritur lart figurën e Ferdinand Ponit. "Pasditja e djeshme solli një lajm tronditës. E pabesueshme, por lajmet e këqija të tilla janë! Ferdinand Poni, argumentuesi me tone të larta, i qeshuri me humor pikant, bashkëpunëtori serioz dhe i përkorë, sa herë e lypte nevoja, nuk jeton më. Pikëllimi dhe dhimbja e thellë më ka pushtuar, teksa jam i detyruar t’i jap lamtumirën e fundit mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë e të besuar, Ferdinand Poni! Humbja është shumë e madhe dhe njeriu nuk i bën dot menjëherë të gjitha llogaritë, por e di se humbje të pamatshme ka dhe ndien familja e Ferdit, nëna e tij Fata, shoqja e tij e jetës Meri, djemtë Rei dhe Ralfi, motra e tij Majlinda dhe vëllai i tij Bardhi; humbje të madhe ndiejnë të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë që u derdhën sot për t’i dhënë respektet e fundit; humbje të jashtëzakonshme ndiejnë demokratët; ndiej unë; ndjen Partia Demokratike por edhe miqtë e kolegët e tij anembanë, sepse kemi humbur Ferdi Ponin, avokatin dhe mbrojtësin më të flaktë për pushtetin lokal, në të gjitha nivelet. Na ka ikur kapiteni i pushtetit lokal, zëri i fuqishëm dhe me autoritet për këtë kauzë, shpesh të trazuar; kemi humbur drejtuesin energjik, të vendosur dhe të guximshëm që drejtoi procesin e modernizimit të regjistrit të gjendjes civile dhe përgatitjen e platformës për pasaportat dhe kartat biometrike; kemi humbur kryekëshilltarin demokrat në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, zërin e fortë të interesit qytetar por që për të njëjtat interesa, të qytetarëve, dinte të gjente gjuhën e urtë të kompromisit. Vendi ka humbur personalitetin erudit, një nga ekspertët më supremë të decentralizimit, autonomisë vendore dhe zgjedhjeve, njeriun e përkushtuar me pasion pas punës dhe ndjenjës të shërbimit publik, avokatin këmbëngulës dhe të palëkundur në bindjet dhe parimet që besonte, atdhedashësin dhe patriotin që punoi pa pushim për modernizimin e qeverisjes dhe vendit. I çiltër, i drejtpërdrejtë dhe buçitës, por edhe i ndjeshëm, me zemër të madhe e të bardhë, Ferdi do të na mungojë të gjithëve, prandaj jemi mbledhur këtu, për të ndarë me familjen e Ferdit dhe me njeri-tjetrin dhimbjen e madhe për humbjen e tij, por jemi këtu edhe me mirënjohjen e madhe që e patëm mes nesh dhe për të nderuar me krenari veprat dhe të mirat që ka lënë pas. Lamtumirë, mik i dashur! U prehsh në paqe!"tha Basha. Berisha Ndërsa ne një prononcim për mediat pas homazheve, Berisha theksoi se Ferdinand Poni ka lënë pas një trashëgimi të pasur për vendin. “Ne po i themi lamtumirë njërit nga personaliteteve, veprimtarëve më të përkushtuar, më të vendosur dhe me kontribute shumë të rëndësishme për PD-në, për shoqërinë shqiptare dhe për vendin në tërësi. Poni ishte modeli i një zyrtari të përkushtuar, eficent, intelektualit që punoi me vendosshmëri të madhe në projekte të rëndësishme në modernizimin e këtij vendi. Avokatit të pamposhtur të PD-së, demokratëve, programit, vlerave dhe parimeve që ata besojnë. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për PD-në, për shoqërinë në Shqipëri.  Ferdinand Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifiimit të shqiptarëve duke vendosur me një përkushtim të madh sistemin më modern të kohës. Ky është vetem një aspekt i rëndësishëm i jetës së tij,por në çështjet vendore dhe fushën e zgjedhjeve ai ishte një zë i fuqishëm, i ditur. Dhe vërtet ai u largua nga ne shumë para kohe dhe në kulmin e energjive të tij po ka lënë një trashëgimi që do mbahet mend gjithmonë” tha Berisha. Gjithashtu homazhe ka zhvilluar edhe kreu këshillit bashkiak të Tiranës Alfred Dalipi si dhe anëtarë të këshillit bashkiak.

Ish-zëvendës Ministri i Brendshëm në qeverisjen e demokratëve, mësohet se po udhëtonte drejt Prishtinës për çështje pune së bashku me Kreun e Këshillit të Qarkut Tiranë, Tasim Mema dhe ndërsa ka pësuar infarkt të menjëhershëm gjatë qëndrimit në Prizren. 

Mësohet se gjatë gjithë rrugës, Poni nuk ka shfaqur asnjë shqetësim shëndetësor ndërsa infarkti i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme pa i dhënë asnjë mundësi mbijetese. Trupi i pajetë më pas është dërguar për ekspertizë dhe pritet që të kthehet pranë familjes për ti bërë ceremonitë e fundit. 

Jetëshkrimi Ferdinand Poni ndër vite ishte një prej zërave më përfaqësues të partisë Demokratike. Ai ka shërbyer për shumë kohë në administratën qëndrore në poste të larta ndërsa pas 23 qershorit ishte kryetari i grupit të këshilltarëve të Djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.  Ferdinad Poni kishte lindur në Berat më 16 mars të vitit 1965. Ai ishte diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka marrë një master dhe në Universitetin e Tiranës.

Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai ka qenë funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh. Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme. Njihet si hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme. Në 2005 u emërua zv.ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. 

Vdekja e parakohëshme e Ferdinand Ponit, bashkëpunëtorë e kolegë shprehin ngushëllimet

Bashkëpunëtorët, miqtë, kolegët, njerëzit e tij të afërm, kanë shprehur menjëherë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Ferdinand Ponit, një humbje e madhe e pakonpensueshme për familjen e tij dhe Partinë Demokratike.

Presidenti Bujar Nishani Presidenti i Republikës ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendës.ministrin e Brendshëm Ferdinand Poni. Përmes një emsazhi në faqen e tij zyrtare në facebook, Nishani shpreh hidhërimin për vdekjen e një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. “Me shumë hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Ferdinand Ponit. Në karrierën time shtetërore, Ferdi, ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, një nga ndihmësit më të aftë, një nga personalitetet më njerëzorë dhe të mirëkuptueshëm.Familja humbi njeriun e dashur, shokët mikun gazmor dhe të papërtuar, shteti një shërbëtor të përkushtuar. Në këto çaste të rënda jam pranë familjes së tij, ndaj dhimbjen me miqtë e tij, përulem me nderim ndaj kujtimit të kontributeve të tij” shkruan Nishani.

Sali Berisha

Dhimbje dhe pikellim i thelle ne zemrat tona. Ferdinand Poni u nda nga ne.

Te dashur miq, me hidherim te madh e pikellim te thelle mesova lajmin e rende te ndarjes se papritur sot nga ne te anetarit te Keshillit Kombetar te PD, kryetarit te grupit te keshilltareve te PD ne Bashkine e Tiranes, mikut dhe njerit prej bashkepuntoreve te mi nder me te afte, me te perkushtuar dhe me eficente, Ferdinand Ponit. Ndarja e parakohshme nga jeta e Ferdinandit, djalit, prindit dhe bashkeshortit, qytetarit, mikut shembullor, eshte nje humbje e madhe e pakompensueshme per bashkeshorten, femijet, familjaret, miqte dhe te afermit e tij. Por sot, me ndarjen nga ne te Ferdinand Ponit, PD ka humbur njerin prej veprimtareve me te vendosur te saj, drejtuesin e larte, njohesin, reformatorin kompetent e te perkushtuar te qeverisjes vendore, decentralizimit e demokracise dhe avokatin besnik e te shkelqyer te saj dhe te Shqiperise ne forumet brenda dhe jashte vendit. Duke shprehur ngushellimet me te thella, nenes se tij, bashkeshortes, djemeve dhe te gjithe familjareve, miqve, te afermve por dhe mbare demokrateve te Shqiperise per kete humbje te rende, le te lutemi ne se bashku qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. I lehte qofte dheu i tokes sone per ty miku yne! sb Lulzim Basha Pikëllim dhe dhimbje për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Ferdinand Poni! Edi Paloka U prehtë në paqe!

Oerd Bylykbashi

Sot u nda nga jeta Ferdinand Poni, nje mik i dashur dhe i vjeter! Nje dhimbje therese me la telefonata qe me dha lajmin e kobshem. Boshllek i madh e i pabesueshem, nje humbje e rende e nje miku me te cilin kam ndare shume perpjekje, pune e rezultate ne 13 vitet e fundit. Iku heret, pa radhe, shume e padrejte kjo! U be e dyta humbje e rende e nje miku te vjeter ne pak muaj. Nese sot Shqiperia ka arritur standarte nderkombetare dhe eshte me e mire per gjithkend, Ferdi ka pa diskutim gjurmen dhe firmen e tij ne keto arritje. Keto nuk ia ve dot askush ne dyshim. Sot nuk eshte me nje mik qe mendoj se vlente me shume seç u vleresua. Sot PD nuk ka me nje prej njerezve qe punuan e sakrifikuan me shume per te. Ferdi, u prehsh ne paqe mik i shtrenjte!

Tritan Shehu

Ngushellimet e mia me te thella per vdekjen e pa pritur te Ferdinand Pones. Ngushellime se pari familjes se tij, miqve, shokeve, te gjithe keshilltareve te Bashkise se Tiranes. Nje humbje e vecante per PD ne keto momente kur ai ishte shume i nevojshem. Kam bashkepunuar me Ponen qe nga viti 1994 ne pozicione e per objektiva te ndryshem. Gjithemone ka qene nje kenaqesi e vecante. Nje administrator e jurist shume i mire, dinamik e krijues. Do na mungoje shume te gjitheve. Kjo eshte jeta!!!

Albana Vokshi

Ngushellime te sinqerta per familjen e mikut, kolegut, politikanit aktiv ne Partine Demokratike, Ferdinand Poni, per ndarjen e parakohshme nga jeta.

Kastriot Islami

Ndahet nga jeta Ferdinand Poni... Lajm i papritur dhe i trishtueshem....ndarja ne moshe te re... Nje ekspert i vecante dhe nje ze i fuqishem ne pushtetin vendor... Me kontribute te konsiderueshme ne ceshtjet zgjedhore... Ngushellime familjes dhe te afermeve... U prehte i qete e ne paqe....

Liljana Elmazi

Sot , ne humbem nje mik te mire , koleg , demokrat te devotshem e qendrestar qe ne oret e para ! Humbem nje njeri te mire qe vdekja na e Mori para kohe ! Sthone kot qe ajo merr njerezit e mire ! I Shpreh familjes , miqve dhe te afermve te Ferdinandit ngushellimet e Mia , babait Tim dhe familjes sime per humbjen para kohe te mikut tone , Ferdinandit! Zoti jua lehtesofte dhimbjen per Kete humbje te Madhe

 

EMISIONET