Ndahen përkohësisht

Ndahen përkohësisht

Ylli i Hollivudit Orlando Bloom dhe bashkëshortja e tij e famshme, engjëllushja e 'Victoria's Secret", Miranda Kerr, kanë vendosur të bëjnë pak  pauzë në martesën e tyre dhe të ndahen për një kohë.

Siç shkruan revista "In Touch", Orlando 35-vjeç dhe Miranda 27-vjeçe, po mundohen të shpëtojnë martesën e tyre. Thashethemet për krizë në martesën e tyre, kanë filluar pasi Miranda disa herë është parë pa unazën e martesës në gisht.

Derisa Orlando është duke xhiruar një film të ri në Afrikën e Jugut, bashkëshortja e tij është parë në festën e datëlindjes së aktorit Leonardo DiCaprio. Ata së bashku janë argëtuar deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa dëshmitarët thonë se ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por zëdhënësi i çiftit ka deklaruar se ata do t'i kalojnë festat e fundvitit së bashku.

EMISIONET