Naomi harron të plaket

Po, Naomi Campbell është 45-vjeç dhe duket sikur është 25! Modelja e famshme e pasarelave, e cila ka tashmë mbi supe një karrierë të gjatë dhe numëron pafund sfilata, edhe në moshë 45 vjeçare duket mbresëlënëse.

Naomi është shfaqur së fundmi tejet elegante, me një fustan të tejdukshëm, të zi, të gjatë deri në fund të këmëbëve.

Kjo veshje ka bërë që bukuroshja të ekspozojë edhe veshjet e brendshme dhe këmbët e gjata që dikur pushtonin pistat e modës.

Modelja mori pjesë në Javën e modës në Milano dhe shoqërohej edhe nga modelja tjetër 'veterane', Heidi Klum. Si një ish-modele e "Victoria's Secret", edhe Klum është mësuar të mos vishet shumë.

42-vjeçarja së fundmi ka pozuar për një set fotografik, ku ka treguar trupin e saj në superformë për fushatën e fundit të koleksionit "Heidi Klum Intimates".

2CCF5B0000000578-3250423-image-m-3_1443337815612 2CCDB93700000578-0-image-m-141_1443304083431 2CCDC81700000578-0-image-a-142_1443304090394 2CCDB14100000578-0-image-a-129_1443303766267

2CCF280C00000578-3250423-image-a-10_1443337909833 2CCF27C700000578-3250423-image-m-9_1443337903917

/Oranews.tv/

EMISIONET