Mourinho pranë rikthimit te Blutë e Londrës
Jose Mourinho, është gati për një rikthim të bujshëm në "Stamford Bridge".
Siç shkruan sot tabloidi britanik "The Sun", Special One është në pritje të një telefonate të bosit rus, Roman Abramoviç. I zhgënjyer nga rezultatet e teknikut aktual Rafa Benitez, i cili në fund të këtij sezoni do të lerë "Blutë" londinezë, "Manjati" Rus kërkon që të rikthejë lavdinë e dikurshme në skuadër dhe për këtë mendohet se do të rikthejë në kryeqytetin britanik, ish teknikun e kësaj skuadre, Jose Mourinho.
Portugezi është në fund të aventurës së tij te Real Madrid, ndërsa shumë shpejt pritet të rikthehet në Londër, aty ku vite më parë u shpallë kampionë me skuadrën e Chelsit.
Sipas tabloidit britanik, thuhet se eliminimi i Real Madrid nga Chempions League, do të rikthejë më shpejt "Special One", në radhët e skuadrës Londineze të Chelsea.
