Motra e Beyonce sulmon në ashensor Jay Z

Jay Z është sulmuar nga motra e Beyonce, Solange teksa ata po dilnin nga festa e organizuar në Met Gala të martën e kaluar.

27 vjeçarja është fotografuar duke ecur përpara dhe duke shtyrë me krah kunatin e saj 44 vjeçar ndërsa Beyonce ecte pas tyre duke qëndruar e qetë. Por ajo çfarë kishte ndodhur në ashensor e tregojnë kamerat e sigurimit, ku Solange ka sulmuar me çantë por edhe me trup Jay Z.

Familja e famshme është ndarë në destinacione të ndryshme, ku dy motrat janë larguar në një makinë, ndërsa Jay Z në një makinë tjetër. /mv/oranewsonline/

EMISIONET