Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo u bë e ditur pas takimit me kryeministrin Edi Rama dje në mbrëmje (15 shtator) në Athinë. 

“Herën tjetër në Tiranë”, i tha ai kryeministrit Rama ndërsa po ndaheshin pas një darke që zgjati rreth 2 orë.

Sipas njoftimit zyrtar nga kryeministria greke, të dy krerët e qeverive ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën.