Pala shqiptare dhe ajo greke e kanë raportuar shkurtimisht takimin e zhvilluar mbrëmjen e së martës në Athinë midis Edi Ramës dhe Kirjako Mitsotaqis.

Në darkën e shtuar nga kreu i qeverisë greke, temat e diskutimit kanë qenë të shumta, përfshirë marrëdhëniet tregtare dhe çështjet e emigrantëve dhe minoritetit.

Nëse do të ketë rinisje të negociatave për marrëveshjen e detit midis dy vendeve kjo nuk bëhet zyrtarisht e ditur, por Mitsotaqis ka qenë i qartë në kërkesën e tij drejtuar Ramës se çështjet e mbetura pezull nga e kaluara duhet të zgjidhen në kontekstin dypalësh.

Sipas Mitostaqis, kjo do të sillte edhe çlirim të potencialit të madh që mund të krijohet nga marrëdhënia strategjike midis Athinës dhe Tiranës.

Kryeministri Rama është treguar edhe më i rezervuar mbi këtë takim duke u mjaftuar me një koment të shkurtër në facebook ku shkruan se “Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Gjatë takimit, Mitsotaqis ka deklaruar se Greqia mbetet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por gjithnjë duke respektuar kushtet e Këshillit Evropian për vendin tonë.

Lexo edhe: Darka në Athinë, Rama: Mitsotakis ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij

VIDEO/ Ora News sjell pamje nga takimi Rama-Mitsotakis në Athinë