Ministria e Transporteve: Deklarata e Ramës është thjesht e çmendur

Ministria e Transporteve: Deklarata e Ramës është thjesht e

Ministria e Transporteve ka reaguar me anën e një konference për shtyp pas deklaratave të Kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve u shpreh:

“Rama foli për programin e PS për kulturën dhe trashëgiminë kulturore, bëri dhe disa deklarata për rrugët duke thënë:

Të kesh për aspiratë ndërtimin e rrugëve do të thotë ta udhëheqësh popullin tënd drejt qorrsokakut, për ne duhet kthyer plotësisht krahu kur ne duhet të kërkojmë rrugën e zhvillimit.

Nëse nuk ka ngatërruar dorën në të cilën shënon tezën e tij, deklarata e Ramës është thjesht e çmendur. Rama gjithnjë sulmon ndërtimin e rrugëve, por këtë rradhë ai tregoi se nuk kupton asgjë për rëndësinë e tyre. Gjatë qeverisjes së PD-së janë ndërtuar 273 akse kombëtare me 2237 km, 306 akse sekondare nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 1476 km, janë ndërtuar mbi 6500 km rrugë rurale nga Fondi I Zhvillimit të Rajoneve dhe nga fonde që qeveria ja ka akorduar bashkive dhe komunave të vendit. Gjatë qeverisjes së PD-së janë ndërtuar më shumë se 10 mijë km rrugë, në këtë mënyrë ne kemi lidhur fshatrat me qëndrat e komunave, qëndrat e komunave me akset kombëtare, qytetet e Shqipërisë me njëri-tjetrin, vendin me Europën, kemi bashkuar shqiptarët.

Edi Rama që për 11 vite e la Tiranën me 250 km, rrugë dhe rrugica të pashtruara, sepse shtroi rrugë më pak se sa komuna Xhafzotaj, thotë se nuk do ti kushtojë vëmendje rrugëve por trashëgimnisë kulturore. Kjo tregon që Rama nuk e ka kuptuar që elementi kryesor i zhvillimit të një vendi janë pikërisht rrugët, damarët nëpër të cilët qarkullon gjaku dhe plazma e ekonomisë, njerëzit dhe zhvillimi.”

EMISIONET