Milan, Juventus, secila barazon

Milan, Juventus, secila barazon

Ka përfunduar pa gola njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 13-të në Serie A. Juventusi dhe Lazio kanë barazuar në Torino me rrjeta të paprekura. Vendasit humbën shumë raste shënimi në pjesën e parë, sidomos me Sebastian Giovinco i cili humbet raste të shumta. Edhe në gjysmën e dytë, Bardhe e zinjtë krijuan mundësi te shënimi, por njëherësh rrezikuan edhe të ndëshkoheshin me antë kundërsulmeve që herpashere ndermerreshin Lacialet.

Edhe pse rastet per te ndryshuar rezultatin nuk munguan pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, rezultati ishte mbeti po ai i fillimit. Mungesa me e rendesishme në këtë ndeshje ishte padyshim njeriu kryesor i bardhezinjve, Andrea Pirlo. Ndërsa në anën tjetër, mesfushori shqiptar, Lorik Cana, qëndroi në stolin reserve duke mos patur mundesi te aktivizohej. Juventusi vazhdon te kryesoje renditjen e Serise A me 34 pikë ndërsa do te lauj ne mesjave ndeshjen me te rendesishme te sezonit ne chempions Lige kunder kampioneve ne fuqi te chelsit per nje vend ne turin tjeter.

Në ndeshjen tjeter të rëndësishme të Serisë A Milani ka arritur t'i bëjë ballë Napolit në transferten e vështirë që përfundoi me rezultat2-2. Pjesa e parë në Stadiumin San Paolo u mbyll me epërsi të vendasve, edhe pse Milan u tregua mjaft të rrezikshëm. Vendasit kalojnë në avantazh që në minutat e para, Marek Hamsik jep një top për Inlerit, i cili shënon duke gjetur të papërgatitur portierin Abbiati në minute e 5. Ndërsa Lorenzo Insinje do të dyfishojë rezultatin pas gjysmë ore lojë.

Miqt nga Milano u kthyen në lojë pa përfunduar pjesa e parë. De Sciglio jep një top për Stephan El Shaarawy, ndërsa 20-vjeçari nuk gabon duke ngushtuar diferencat ne minute e (44'). Në gjysmën e dytë, kuq e zinjtë e Milan krijojnë më shumë në fazën offensive duke arritur të barazojnë rezultatin. Do të jetë përsëri golashënuesi më i mirë i Milanit, El Shaarawy, i cili realizoi pas asisti të mirë të Robinhos në minute e (83'). Pas javes së 13-të, Napoli mbetet pesë pikë prapa Juventusit në garën për titull, ndërsa Milani nëse vazhdon me këto rezultate, atëherë do të luftojë për mbijetesë në pjesën e mbetur të sezonit.

EMISIONET