Michael Lohan: Divorci jonë e shkatërroi Lindsayn

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Lindsay Lohan, e cila e nisi karrierën e saj artistike në një moshë vërtetë të re, është lakuar shumë për problemet e saj me lëndët narkotike dhe jo vetëm.

Krahas konsumimit të shpeshtë jo vetëm të drogërave të ndryshme, por edhe të pijeve alkolike, situata filloi të bëhej kritike kur Lindsay nisi të abuzonte me to.

Edhe pse shumë shpesh u ishte nënshtruar kurave të ndryshme, përsëri nuk mundi të hiqte dorë. Më pas numri i arrestimeve të saj  nisi të zmadhohej çdo ditë e më shumë, dhe kjo e e shtyu gjykatësen që të merrte disa vendime për të vënë rregull në jetën e saj.

Ajo nxorri një urdhër i cili e detyroi aktoren të qëndronte në një qendër rehabilitimi për plotë 90 ditë. Pasi zbatoi këtë detyrim të vënë , Lindsay është rikthyer tërësisht e shëndetshme, dhe po përpiqet që të ecë përpara në jetën e saj.

Së fundmi, babai i këngëtares ka shpjeguar disa të vërteta, të cilat i ka pranuar me zë të lartë. Michael Lohan, pohon se fajtorët dhe shkaktarët e vetëm të gjendjes së dikurshme të Lindsayt, kishin qenë ai dhe ish-bashkëshortja, Dina.

Divorci i çiftit ndikoi negativisht tek vajza e tyre, dhe kjo ishte një ndër arsyet më të forta që e shtyn të bëhej pjesë e atyre veseve.

Michael gjithashtu ka rrëfyer se në një të ardhme jo shumë të largët, shpreson që familja Lohan të jetë sërish e bashkuar, për të mos u ndarë më kurrë.

EMISIONET