Të shumta janë mesazhet e ngushëllimit drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama i cili është Drejtori i Përgjithshëm të FK Partizani Te shumta kanë qenë mesazhet. Ne po përcjellim disa.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla publikoi mesazhin e ngushëllimit me një foto të nëna Netës e cila ka në krahë një fëmijë të vogël

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama. Aneta u prehtë në paqe!

Mesazhi i Presidentit te Yldon Media Group: Bashkëndaj me ju dhimbjen e thellë për humbjen e Anetës

U prefsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.

Mesazhi nga Urdhri i Stomatologut

Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama.
Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojnë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës.
U prehsh në paqe Dr.Aneta!
President i USSH
Nikoll Deda

Meszhi i Sport Klub Partizani
“Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pa zëvendësueshme. ”