Presidenti i “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi, i përcolli një mesazh ngushëllimi kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij Aneta.

“Me keqardhje të thellë mësova ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama. Bashkëndaj me ju dhimbjen e thellë dhe i përcjell ngushëllimet me te sinqerta familjes Rama për humbjen e pazëvendësueshme.

Familja humbi njeriun e saj të dashur nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojnë tërë jetën. Stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë” shkruan presidenti i “Yldon Media Group” në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, sot në orët e para të mëngjesit në banesën e saj në Tiranë.