Merkaton e Juventusit e vendos Cristiano Ronaldo

Merkaton e Juventusit e vendos Cristiano Ronaldo

“Zonja e Vjetër” ka patur jo pak vështirësi këtë sezon me sulmin ku asnjë lojtar nuk është afruar në nivelin e Cristiano Ronaldos. Morata më shumë jashtë sesa në fushë ndërsa Dybala I zhdukur pothuajse nga radarët” ndaj dhe synimi I drejtuesve është të përforcojë sulmin me një bomber të përshtatshëm për portugezin.

Ky I fundit mendon se do të qëndrojë por me kushtin që Juventusi të përforcohet me emra të nivelit të lartë sidomos në sulm për të mos pësuar goditje si ajo e këtij sezoni me Porton në Champions League.

Dy objektivat kryesorë janë Kun Aguero dhe Moise Kean, të dy të arritshëm nga ana financiare për bardhezinjtë, sidomos argjentinasi. Aguero ka prishur raportet me Guardiolën dhe tani nuk luan ndërkohë që kontrata I skadon në verë dhe do të jetë I lirë të nënshkruaj me këdo por e lehtë nuk do të jetë duke qenë se Messi e dëshiron atë te Barcelona.

Objektivi I dytë, Moise Kean është njohje e vjetër për Juventusin pasi u largua 2 sezone më parë te Everton dhe iu desh të luante te PSG për të shpërthyer talentin e tij ndaj dhe Paratici po mendon ta riblejë nga klubi anglez.

Ndërkohë që lista vijon dhe me emra të tjerë si Dzeko, Milik apo Icardi por që të gjithë këta nuk janë primarë për drejtuesit bardhezi.

Sport Lajme ronaldo Futboll merkato juventus

EMISIONET