Më e mirë e ëma se e bija...Rita Ora prezanton të ëmën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2016, 14:18
Rita Ora prezanton në mbrëmjen e madhe të “VH1 Mother’s Day” që u mbajt të martën në New York, të ëmën e saj Vera Sahatçiu Ora, e cila është mbështetja më e madhe që ajo ka.
Nënë dhe bijë ato ngjanin si dy shoqe, mjaft elegante dhe të kuruara deri në detaj, pasi Vera me veshjen e saj krejtësisht të bardhë bënte të dukej madhështore, ndërsa e bija e saj, Rita kishte të veshur një fustan të zi që e bënte të dukej mjaft në formë.

