Mbërrijnë ethet për fituesin e "Topit të Artë"
Ethet për fituesin e topit të artë për vitin 2012 janë në kulmin e tyre, ndërsa pritet të merret vesh se cili do të jetë fituesi. Tre finalistët e këtij edicioni, arkitekti i futbollit, Andres Iniesta, legjenda e futbollit botëror, Lionel Messi dhe ylli i real Madrid, Kristiano Ronaldo, do të jenë në garë për të fituar një nga çmimet individuale më prestigjoze të vitit. Fifa në bashkpunim me Francë Futboll sot do të shpallin më të mirin e vitit që sapo lamë pas. Në Nyon të Zvicrës në një mbrëmje gala e gjithë bota do të mësojë emrin e fituesit të topit të artë pasi trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve kanë dhënë votën e tyre për mbretin e planetit.
Lionel Mesi, i cili arriti të vendos një rekord të ri për sa i përket golave të shënuar brenda një viti shihet si favoriti kryesor për fitimin e këti çmimi. Argjentinasi arrin të shënojë 91 gola brenda vitit 2012 çka e bën atë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohrave. Për “Pleshtin” që po mahnit botën me lojën e tij me golat e shënuar me skuadrën e Barcelonës dhe kombëtaren, fitimi i këtij trofeu do të thoshte edhe një rekord tjetër i rëndësishem në karrier. Fitimi i topit të artë në këtë vit do të ishte i 4-ti për sulmuesin e talentuar, një shifër kjo e pa arritur ndonjëherë nga legjendat e futbollit botëror deri më tani.
Përveç superyllit argjentinas rival të fortë për të fituar titullin më prestigjoz të vitit për lojtarë, janë edhe Ronaldo e Iniesta. Ky i fundit në verë arriti të fitonte rivalitetin me Ronaldon dhe Mesin përsa i përket Lojtarit më të mirë që luan në Europë. Ndërsa ka bërë dhe vazhdon të bëjë një paraqitje mbreslënëse me Barcelonën dhe kombëtaren e tij Spanjën me të cilën u shpall edhe kampion Europe në kampionatin e organizuar ne Ukrainë dhe Poloni.
Ndërsa portugezi Ronaldo që është edhe rivali kryesor i argjentinasit Mesi në këto vitet e fundit u ka rrëmbyer dy lojtarve të Barcelonës kampionatin Spanjoll në vitin e kaluar duke ndihmuar jo pak skuadrën e Real Madrid të shpallet kampione në Spanjë pas dominimit të Barcelonës për vite me radhë. Pavarësisht arritjeve të secilit prej tyre të tre finalistët e meritojnë të fitojnë një çmim të tillë për kontributin e dhënë por vetëm njëri do të triumfojë. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim e të shohim kush do të jetë më i miri për vitin 2012. Përveç lojtarit më të mirë të vitit në këtë mbrëmje do të jepet edhe çmimi për trajnerin më të mirë të vitit si dhe shumë çmime të tjera. Ceremonia e dhënies së këtij çmimi ka filluar tashmë ndërsa pritet të zgjasë deri në orën 20 të mbrëmjes. Organizatorët kanë premtuar një spektakël të vërtetë që do të zgjasë për rreth 6 orë. Skenës së kësaj mbrëmje gala nuk do ti mungojnë figurat e mëdha të sportit ndërkombtarë.
