Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit. Gjashtë deputetë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Deputetët kanë votuar me fletë për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Me 99 vota pro,  PS me votat e deputetëve të opozitës së Kuvend ka miratuar në parlament marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësur mes PS dhe PD, të ndërmjetësuar me ndërkombëtarët.

Si një politikan i cili ka kërkuar dhe ka pranuar marrëveshje politike, Kryeministri Edi Rama e di që në këtë seancë duhet të votojë marrëveshjen e 5 qershorit për të futur në sistem PD dhe aletatës e saj.

Nga foltorja e parlamentit ai deklaroi votën e tij dhe të deputetëve socialiste pro ndryshimeve në kodin elektoral.

Rama: Unë sot do të shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën, nuk do e shtyp butonin këtu për veten time. Gjithë deputetët e PS-së këtu do të shtypin butonin për ata që mungojnë.

Edhe pse i lënduar politikisht, kreu i mazhorancës për këtë votë vendosi mendjen para asaj se çfarë i kërkonte të bënte zemra e tij.

Rama: Nuk e votoj me zemër por e votoj me mendje. PS qoftë në opozitë, qoftë në pushtet, ka qenë ana tolerante, mirëkuptuese, lëshuese deri në vetëlëndim me thënë të drejtën.

Madje tregoi që dakordësinë për 5 qershorin, socialistët nuk ja dhanë PD, por Rama u kujdes t’u tregonte i mëshirshëm për votuesit demokratë që të mos qëndronin të përjashtuar nga institucionet.

Rama: I pamerituar totalisht për Lulzim Bashën dhe lidershipin e opozitës jashtëparlamentare por i merituar për votuesit e tyre.

Ama votimi i dakordësisë së Këshillit Politik nuk do ta frenojë PS për të hapur listat dhe për të hequr koalicionet parazgjedhore.

Rama: Ky Kuvend do të hapë listat me datën 30 korrik, nuk kemi asnjë problem ne as me sistemin, as me koalicionet, as me dreqin dhe shejtanin fare.

Për listat e hapura, një nismë e Myslym Murrizi, Rama sfidon jo vetëm opozitën e bashkuar, por edhe miqtë ndërkombëtarë.

Rama: Mosdakordësitë me miqtë dhe partnerët ti diskutojmë pa u tërhequr. Nëse nuk na bindin, nuk jemi shërbëtorë të askujt për të vendosur do të hapim listat, s’do të hapim listat. Më vjen keq por këtë e vendosim ne!

Por deputetët e Grupit Demokrat kanë votuar kundër me argumentin se 5 qershori është një votë për të kthyer në sistem PD dhe jo për të reformuar ligjin zgjedhor.

Debatet në seancën plenare (23 korrik 2020)

Ora 14: 30 – Murrizi: Nuk e votoj 5 qershorin, u shërben 3 kryetarëve, jo shqiptarëve

Deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Ai tha se nuk ngatërron kodin zgjedhor me 5 qershorin, që sipas tij, i hyn në punë tre kryetarëve të partive, dhe jo shqiptarëve.

Myslim Murrizi: ”E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu, ishte se ju keni shtypur butonin për Lulin. Në fakt ka vite që në këtë sallë, si ortakë të hershëm që jeni, shtypni butonin e njëri tjetrin. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga ky krahu këtej, t’i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit, disa për t’i bërë qefin Lulit, disa lokomotivë e futjes së Shqipërisë në BE. Unë kam votuar kundër se nuk ngatërroj kodin zgjedhor me 5 qershorin. Kodi zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve. 5 qershori i hyn në punë 3 kryetarëve.”

‘Kodi zgjedhor duhet të kishte brenda rekomanidmet e OSBE/ODIHR, sepse ata ju kanë etikatuar me fakte, me zë e me figurë, si hajdutë votash, ju 3 marrëveshësit e 5 qershorit. Kodi zgjedhor dhe 5 qershori janë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. 5 qershori juaj nuk është asgjë më shumë se noterizimi i 21 prill të vitit 2008. ‘

Ora 14: 15 – Rama në Kuvend nuk heq dorë: Ndryshimet Kushtetese kalojnë më 30 korrik

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim sa i takon votimeve të ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik. Ne fjalen e tij ne Kuvend la te kuptojë se ‘listat e hapura” i pranoi për të pasur 84 votat për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Do hapim apo s’do hapim listat më vjen keq këtë e vendosim ne, se pastaj vjen fundi.  Ky kuvend do të hapë listat në datën 30 korrik dhe kjo është marrëveshja  me opozitën që na e ka “rrokanisur” kokën që ditën e parë.  Kjo është në nderin tonë. Mungesa e 84 votave por dhe vullneti për tu marrë vesh me ju, jo për të kërkuar një polic të zhveshur dhe jo një diversant për 84 votat na bëri që të mendojmë. Dhe pas anketimit na doli që duan lista të hapura. Çërçilli thotë se budalla është ai që nuk ndryshon mendim. Ne kemi mendimet tona por nuk na bëjnë për budallenj dhe kur na bëjnë për budallenj marrin koston më të madhe. Une sot shtyp butonin per Lulzim Bashen e jo PS. Te gjithe socialistet e shtypin butonin per ata qe mungojne. Nese ata duan te qendrojne jashte ju siguroj qe nuk do te vazhdojme te perpiqemi ti sjellim brenda pasi nuk eshte koha te merremi me kete proces edukativ qe mua më takon ta bëj dhe nu ka dhënë rezultate. Dakordesia e 5 qershorit votohet sot. Dakordesia e forcave parlamentare votohet me 30 korrik.

Rama: Do hapim apo sdo hapim listat e vendosim vete

Do hapim apo s’do hapim listat më vjen keq këtë e vendosim ne, se pastaj vjen fundi.  Ky kuvend do të hapë listat në datën 30 korrik dhe kjo është marrëveshja  me opozitën që na e ka “rrokanisur” kokën që ditën e parë.  Kjo është në nderin tonë, nuk është në dobësinë tonë që këtë daulle me vështirësi edhe për arsye të rrethana filluam ta dëgjojmë.

Ora 13: 40Kryeministri Edi Rama i bën thirrje opozitës parlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit

Edi Rama:Jam me mendje që duhet ta votojnë dhe duhet ta votojnë të gjithë edhe Myslimi, jo se mua më pëlqen përkundraz unë kam problem të madh”

PS nuk detyrohet nga askush tjetër përvec nga njerëzit që përfaqëson dhe kur është në qeveri ndaj detyrimeve që ka ndaj këtij vendi

Ne nuk na detyron njeri. Dëgjova që këshillin politik e paska krijuar një aleancë globale e SHBA, BE, OSBE/ODIHR e nuk e di kush tjetër. Nuk është e vërtetë. Këshillin politik e krijoi vullneti ynë, I PS-së që ka mundësi të shohë përtej kësaj salle dhe realitetin politik. SHBA, BE dhanë një kontribut pasi PD e cila kërkon të vijë në qeveri nuk di të flasë shqip me shqiptarët”

Ne foto: kryeministri Rama duke folur ne Kuvend

Çfarë ndodhi para se të mbante fjalën kryeministri Edi Rama

Marrëveshja e 5 qershorit ne Kuvend, seanca nis me selfie dhe ankesa për parkimin e makinave

Seanca nisi me diskutime të ndryshme. Pjesë nga këto diskutime.

Përveç projektligjeve të caktuar në këto seanca do të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta. Gjithashtu për diskutim eshte dhe debati që ndalon muzikën dhe lokalet e natës dhe diskot.

Alimadhi ankohet se nuk ka ku parkon makinen

Deputeti Adriatik Alimadhi në foltoren e Kuvendit u ankua se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur.

Ndërkohë Halit Valteri ka shfrytëzuar një moment për të bere një selfie me maskën e tij ku shkruan: “I love Allah”.


Ora 11: 20 – Deputeti i opozitës Halit Valteri i kërkon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërhyjë te kryeministri Edi Rama për të rishikuar aktin normativ që ndalon hapjen e diskove dhe lokaleve të natës.
Lexo: Halit Valteri: “Diskot e pishinat me mik deputetë e shefa janë të hapura” Valteri i kërkon të ndërhyjë. Ruçi: Mirëkuptoni qeverinë
Ora 11:00
– Seanca nisi me debatin mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Lexo: Kujtim Gjuzi: Nëse doni sherr mos kujtoni se s’jemi gati, mund te hedhim dhe granata

Javen tjetër ndryshimet kushtetuese – Por në harkun kohor të 7 ditëve parlamenti do të mblidhet edhe në 3 seanca të tjera, 27, 28 dhe 30 korrik.

Sipas këtij raporti kreu i shtetit nuk është në kushte për t’u shkarkuar nga detyra për dekretin e 30 qershorit dhe emërimet në Kushtetuese.

Por në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, me 30 korrik PS dhe deputetët e pakicës do të diskutojnë dhe më pas të miratojnë ndryshimet kushtetuese që do të çojnë në hapjen e pjesshme të listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut elektoral.

Por politika në këto 7 ditë të nxehta do të vijojë të dialogojë që secila nga palët të marrë sa më shumë të mundet për përfitimet e tyre politike.