Maddonna zhvishet për të promovuar parfumin e ri
54-vjeçarja, për këtë rast është ndihmuar me bujari edhe nga prekjet e "photoshop"-it
Madonna i heq të gjithë për të promovuar parfumin e saj të ri. Këngëtarja, faktikisht duket shumë herë më e re sesa 54 vjeç në imazhin, ku megjithëse i ka vënë duart prapa kokës, e ka të mbuluar pjesën e gjoksit me një shirit të zi, ndërsa poshtë shkruhet "Truth or Dare by Madonna" që praktikisht është emri i parfumit.
Mbretëresha e "pop"-it ka realizuar disa shërbime fotografike ekstravagante, por këtë radhë duket se ka shkuar përtej. Ndonëse ndryshimi i madh për këtë rast është ndihmuar me bujari nga "photoshop"-i. Madonna është kritikuar rëndë së fundmi, pasi nuk ka ndërmend të pranojë prekjen e moshës së mesme, përkundrazi duke zgjedhur të sfidojë vitet e saj në skenë me veshje rinore, shpesh edhe si një nxitëse tifozësh.
