Lypsari që habiti gjithë Bullgarinë

98 vjeçari Dobri Dobrev, një bullgar i cili humbi dëgjimin e tij në Luftën e Dytë Botërore, ecën çdo ditë 10 kilometra, prej fshatit të tij, në rreckat që ai vetë ka qepur, deri në qytetin e Sofies. Përditë njerëzit e shohin duke lypur para ...

Edhe pse është kthyer në një person të njohur mirë si statujë rreth kishave të qytetit, nuk është pamja e tij që e ka bërë popullor, por, qëndrimi i tij i përulur dhe falenderimet e shumta që u jep atyre që kanë pak para për t'i dhënë. Në fund të muajit Shkurt u zbulua se ai ka dhuruar çdo qindarkë që ka mbledhur gjatë jetës së tij, mbi 40 000 Euro!

Paratë i ka dhënë në bamirësi për restaurimin e manastireve dhe kishave si edhe jetimoreve, godina këto që cilësohen si "në kalbje e sipër". Ai vetë jeton me pensionin e tij shtetëror, 80 Euro në muaj.

EMISIONET