Lufta kundër IS, SHBA kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

Lufta kundër IS, SHBA kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

Lufta kundër Shtetit Islamik ka nevojë për bashkëpunim ndërkombëtar, ka thënë Brett McGurk, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kolicionin ndërkombëtar anti terrorizmit.

McGurk i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Aman të Jordanisë, pasi diskutoi përpjekjet e aleancës për të çrrënjosur grupin terrorist dhe organizata të tjera me Ministrin e Jashtëm jordanez Nasser Judeh.

"Lufta jonë kundër Shtetit Islamik nuk shtrihet vetëm në Irak dhe Siri, por edhe në nivel global. Kjo është thelbësore, për të përcaktuar më pas rrjetet globale, rrjetet e huaja që luftojnë për llogari të IS, rrjetet propaganduese dhe rrjetet financiare", tha ai.

Zyrtari i SHBA-theksoi rolin kyç të Jordanisë  në stabilitetin dhe luftën kundër terroristëve rajonale dhe grupet radikale.

Sakaq Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara publikoi një video, ku tregon sulmet ajrore të koalicionit ndaj  objektivave të  Shtetit Islamik në Irak, operacione këto të zhvilluara në muajin prill.

Video tregon sulmet në një stacion karburanti pranë Mosulit dhe një tjetër në afërsi të lumit Tigris në qytetin Sultan Abdallah in Irak. Shteti Islamik nuk ka fituar terren të rëndësishëm që kur e mori qytetin irakian të Ramadit një vit më parë, të cilin e humbi në dhjetor.

Militantët kontrollojnë Mosulit në Irak dhe Rakan në Siri, por me sulmet në europë, paris dhe bruskel  ka treguar se rreziku i tij shkon përtej Lindjes së Mesme.

/Oranews.tv/

EMISIONET