Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë.

Trinjakët, Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë dhe për spitalin e Shkodrës kjo është lindja e parë e trenjakëve pas 15 vitesh.

Nëna 27 vjeçare Sualda Veliaj ka sjellë në jetë trenjakët.

E reja veç gëzimit flet dhe për përgjegjësinë që i duhet tani si nëna e tre vajzave.

“Eshtë dashuri e trefishtë”
Gëzimi i lindjes së tre vajzave shëndosh e mirë bëri që të harronte frikën e fillimit kur mësoi se do të lindte trenjakët.

“Në fillim ishte e frikshme. Pastaj u mësuam dhe u përgatitëm edhe emocionalisht” tregon ajo

Lajmin e publikon vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Teksa falenderon mjekët që aksesuan lindjen e trefishtë, ministrja shkruan se familja ka përfituar edhe bonusin e bebes në shumën e 3.6 milion lekëve të reja.

Ogerta Manastirliu: Ditë e gëzueshme sot, me lindjen e trenjakëve edhe në maternitetin e Shkodrës.

Elena, Soleil dhe Kristel kanë lumturuar familjen Lekstakaj në Shkodër dhe gëzojnë shëndet, falë kujdesit të treguar nga stafi mjekësor, dr.Isuf Çela, dr.Amela Troshani, dr.Elsa Kraja, dr.Dhurata Kuçi dhe dr.Erisida Velija dhe stafi infermieror në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër.

Familja e re nga Shkodra përfiton menjëherë edhe bonusin e bebes prej 360.000 lekë të reja.

Postimi i Manastirliut në Facebook