Impakti i protestave në BE/ Ramaj: Ligjet për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, dështim total i qeverisë

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, Redi Ramaj u shpreh se qëndresa qytetare ka shtrirë efektet e saj deri në Bashkimin Europian, ndërsa vuri theksin te ligji për investimet strategjike dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, duke i cilësuar ato si dështime të plota dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kreut të qeverisë.

"Gjëja që e ka shqetësuar më tepër kryeministrin, besoj unë të gjithë qeverisjen e tij, është kjo protestë.

E ka treguar nga dita e parë dhe e tregon deri sot që flasim, pra deri në ditën e sotme që protestohet. Protesta jo vetëm që ka bërë impakt te kryeministri dhe në Shqipëri, protesta u reflektua nga komisionerja për zgjerimin, e cila flet për kërkesat që janë shpalosur në këtë protestë.

Pra, që do të thotë, protesta i ka shtrirë efektet edhe në Bashkimin Europian dhe kjo është fitore e madhe mendoj unë. Jo fitore vetëm e disa protestuesve, por është fitore e qytetarëve të cilët duan demokraci, dhe kryeministri është i pari i cili nuk ka bërë demokraci, në këndvështrimin tim. Dhe sot, përballet me situata ku i tregon Bashkimi Europian apo komisionerja për zgjerim, flet për shfuqizime ligjesh.

E para, ligji për investimet strategjike duhet të ishte shfuqizuar shumë vite më parë. Kjo është thënë, është deklaruar dhe nga kryeministri Është shfuqizuar dhe është shtyrë, është shtyrë disa herëDhe ne e kemi parë që ligji për investimet strategjike nuk ka qenë efektiv. Këtu nuk kanë ardhur investitorë seriozë, por kanë ardhur njerëz të maskuar, të kamufluar me individë të tjerë, duke përdorur dhe personazhe shqiptarë publikë për të investuar në zona ku kryesisht është bërë ose me para të dyshimta, pra që nuk dihet se nga e ka ardhur origjina, ose projekti është nisur për një gjë tjetër dhe ka vazhduar diçka krejt tjetër që nuk i është përgjigjur arsyes për të qenë investitor strategjik.

Pra, ky është një dështim tërësisht total, të cilin Bashkimi Europian ia përmend në momentin e përmbushjes të disa kapitujve. Pra, nëse marrim këtë aspekt, është një dështim i plotë i qeverisë Rama. Ligji është politikë e kryeministrit dhe e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama, dhe për mua është dështim i kryeministrit Rama. Se sot s'ka më Parti Socialiste, është Edi Rama dhe të gjithë të tjerët, për mua.

Tjetra është ligji për zonat e mbrojtura. Ne jemi dëshmitarë këtu çfarë u bë për zonat e mbrojtura. Kishim një ligj tjetër, të bërë prapë nga kjo qeveri, dhe u ndryshua. Pse u ndryshua? Sepse donin të merrnin zona të tjera të cilat nuk mund t'i aksesonin me ligjin e mëparshëm. Butrintin, zonat e mbrojtura që ishin siç janë Rrugët e Bardha, Palasë e të tjera e të tjera, kanë bërë ndërhyrje në çdo zonë të mbrojtur, për ta zvogëluar. Gjiri i Manastirit, e shumë zona të tjera ku është ndërhyrë", u shpreh Rama.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET