Muharremi: Pas investimeve në shkolla, prioritet duhet të jetë cilësia e arsimit
Në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, Alfred Muharremi ka vlerësuar progresin e bërë në infrastrukturën arsimore gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, duke theksuar se pas investimeve në mbi 400 objekte shkollore dhe shërbime mbështetëse, tashmë ka ardhur koha që vëmendja kryesore të përqendrohet te rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimi shkencor.
"Mbyllet procesi i, mbyllet procesi i grup-kapitujve është, e para janë pikat e ndërmjetme. Pikat e ndërmjetme do të thotë që ti do të kesh një fuqizim të kuadrit ligjor dhe ky lloj fuqizimi i kuadrit ligjor do të shoqërohet me akte normative dhe këto akte normative do të jenë reforma të cilat do të jenë të zbatueshme në terren. Pra e kupton? Pra do të thotë është një proces, është një proces që do të vijë koha që do të tregojë se si ti po e zbaton këtë gjë.
Pra ama, Bashkimi Evropian ka vlerësuar dhe vlerëson jashtëzakonisht edhe progresin edhe pikënisjen e kësaj qeverisje se ku e ka marrë gjendjen e arsimit. Dhe mos harrojmë që gjendja e arsimit nuk ka pasur një godinë në një gjendje më normale. Pra ajo që është përpjekur në një, po të themi në një dekadë pothuajse Partia Socialiste, janë sot mbi 400 objekte arsimore, pra po flasim që nga çerdhe, kopshte.
Po kemi një rënie drastike, një gjendje të tillë. Problemet demografike, problemet demografike dhe problemet e lindshmërisë nuk janë probleme vetëm të Shqipërisë, janë probleme të të gjithë vendeve të botës, por unë jam i mendimit se si, unë jam i mendimit se si duhet, pra unë jam i mendimit që sot ne jemi në kushtet, po shumë e vërtetë ajo që the, sot është në kushtet që kjo lloj Partie Socialiste, kjo lloj qeverisje që ka treguar vullnetin e saj për të modernizuar gjithë sistemin arsimor dhe për ta përfshirë në shkollat, që nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara, që të kesh psikologun, punonjësin social, oficerin e sigurisë, të kesh programin e e dentistimit, të kesh programin e e shëndetit oral, pra, apo programin e studimit pas shkollës, apo programin sportiv. Sot duke arritur që sot ti të kesh shkollat në formë me kushte më moderne, pavarësisht se nuk është ka shkuar në çdo shkollë të Republikës së Shqipërisë, sot ka ardhur koha që kjo qeveri të punojë për cilësinë e arsimit edhe për kërkimin shkencor.", u shpreh Muharremi.
Ndiqni emisionin e plotë:

