VIDEO/ Rihanna rikthehet në skenë pas tre vitesh por fansat thonë se performanca e saj la për të dëshiruar

VIDEO/ Rihanna rikthehet në skenë pas tre vitesh por fansat thonë

Rihanna është rikthyer në skenë pas një mungese të gjatë, duke surprizuar publikun gjatë koncertit të Jay-Z në Yankee Stadium të New York-ut. Megjithatë, rikthimi i saj nuk u prit njësoj nga të gjithë, pasi në rrjetet sociale u shfaqën edhe komente kritike për performancën.

Këngëtarja iu bashkua Jay-Z për interpretimin e hitit "Run This Town", ndërsa më pas performoi edhe këngën e saj "B** Better Have My Money"**.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e Rihanna-s që nga performanca në spektaklin e pjesës së parë të Super Bowl LVII në vitin 2023.

Pas koncertit, një pjesë e fansave komentuan në rrjetet sociale se performanca nuk ishte në nivelin që prisnin, duke e cilësuar atë pa energji. Të tjerë shprehën pakënaqësi edhe për faktin se koncerti i Jay-Z nisi rreth tre orë me vonesë.

Koncerti ishte pjesë e një serie prej tre netësh të organizuara nga Jay-Z në Yankee Stadium, në kuadër të festimeve për përvjetorët e albumeve të tij më të rëndësishme.

Gjatë mbrëmjeve, në skenë u ngjitën edhe artistë të njohur si Beyoncé, Blue Ivy Carter, Pharrell Williams, Nas, Eminem dhe Alicia Keys.

 

EMISIONET