VIDEO/ Komisioni parlamentar & KPM: Klan Kosova nuk shkeli aktet ligjore me BBVK3

VIDEO/ Komisioni parlamentar & KPM: Klan Kosova nuk shkeli aktet

Ftesa për takim urgjent u bë veç 24 orë para mbajtjes së tij.

Por kur drejtuesit e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) shkuan tek komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvend të mërkurën, u kuptua se nuk pati asgjë të jashtëzakonshme për sa u përket pretendimeve se Klan Kosova po promovon dhunë, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, u fut si banor në Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo pasi sipas kreut të KPM-së, Jeton Mehmeti, për formatin e tillë masa janë marrë qysh moti duke u koduar si program.

Për kryetaren e komisionit parlamentar, Duda Balje, prezumimi i pafajësisë është jetik para gjyqit publik.

E për KPM-në, verifikimi i të kaluarës së një personi është kompetencë e organeve të drejtësisë.

Nga ligjvënësit u kërkua që nga kjo situatë të kursehen fëmijët e çiftit.

E udhëheqësi i zyrës ligjore të KPM-së, si kryeshef në detyrë, tha se është herët për të dhënë ndonjë verdikt. Por sipas Nimon Rracajt, si trupë rregulluese, ndërhyrja e tyre në media bie ndesh me misionin që kanë.

Për deputetet, me rëndësi ishte që edhe vetë protagonistja deklaroi se nuk e kishte problem hyrjen.

Në fund, KPM-ja tha se është e rëndësishme që në këtë reality-show nuk ka pasur skena të dhunës, derisa për veprimet e mëhershme janë trupa të tjerë që japin epilog. /Klankosova.tv

EMISIONET