VIDEO/ Eksperimenti social, Dajana Shabani mbron meshkujt: Kurseni moralin, për pak po i veshim funde

Një eksperiment social është zhvilluar në rrugët e Tiranës. Një vajzë ka qëndruar e vetme në korpusin e Universitetit, në një orë të vonë të natës.

Makinat që qarkullonin janë ndalur dhe e kanë ngacmuar vajzën e vetme. Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta ku djemtë janë “kryqëzuar” për ngacmimet e bëra.

Ky eksperiment është komentuar dhe nga moderatorja Dajana Shabani mbrëmjen e djeshme në emisionin “D-Night” në “Ora News”, e cila u ka dalë në krah djemve.

Madje, ajo dha edhe një përgjigje për të gjithë moralistët e tastierës.

REAGIMI DAJANËS:

“U bë një eksperiment social, ku u vendos një vajzë te korpusi ku jemi ne tani dhe kalonin makinat.

Si ngacmonin meshkujt shqiptarë, dhe shikoja komentet: “Sa të djegur jemi”. Si çunat shqiptarë dhe këtë e them me shumë shpirt, jo për të bërë furçe.

Kanë ikur me zero lekë jashtë dhe kanë ardhur milionerë nuk ka. Janë çuna të shkathët, të sakrificës kanë lënë nënë e babë. Këtë duhet ta themi me zë të lartë.

E dyta shyqyr që të ngacmojnë se për pak jemi tu i vesh fundet. Në çdo shtet po ta vendosësh një femër mes të rrugës, natën me një minifund, të gjithë do i afroheshin. Kështu që na e kurseni këtë komentet me moral”, përfundon moderatorja.

NDIQNI EMISIONIN PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET