U rendit i dyti, Julian Deda reagon për herë të parë: S’jam i mërzitur, por…

U rendit i dyti, Julian Deda reagon për herë të parë:

Aktori i humorit, Julian Deda, i cili u rendit i dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP ka reaguar për herë të parë, duke thënë se Egla e meritonte fitoren.

Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme (25 maj), Julian Deda u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë në një televotim sëbashku, por diferenca ishte shumë e vogël.

Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren. Ai theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.

“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë.

Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.

Kujtojmë që në finale e madhe të BBVIP ishin pesë konkurrentë, Egla Ceno, Heidi Baci, Julian Deda, Romoe Veshaj dhe Meriton Mjekiqi.

EMISIONET