Tërhiqet padia ndaj Jay-Z dhe Sean Combs

Tërhiqet padia ndaj Jay-Z dhe Sean Combs

Padia kundër Sean "Diddy" Combs dhe Jay-Z, ku akuzoheshin për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare në vitin 2000, është terhequr, sipas një dosjeje ligjore të dorëzuar të premten në Nju Jork.

Gjykata ka bërë të ditur se avokati që përfaqëson paditësin anonim, i referuar si Jane Doe, e tërhoqi vullnetarisht çështjen. Deklarata u dorëzua nga avokati Tony Buzbee, i cili përfaqëson dhjetëra paditës në padi që pretendojnë sjellje të pahijshme seksuale kundër P Diddy-t.

Roc Nation, kompania e Jay-Z, emri ligjor i të cilit është Shawn Carter, e cilësoi këtë zhvillim si një "fitore".

Akuzat joserioze, fiktive dhe të tmerrshme janë hedhur poshtë, ka shkruar ai.

“Trauma që kemi pësuar gruaja, fëmijët e mi, të dashurit e mi dhe unë nuk mund të hiqet kurrë, tha reperi, i cili është i martuar me këngëtaren Beyonce. Ai vazhdoi: Gjykatat duhet të mbrojnë të pafajshmit që të mos akuzohen pa asnjë copë provë. Le të mbizotërojë e vërteta për të gjitha viktimat dhe ata të akuzuar në mënyrë të rreme njëlloj”, thuhet në deklaratë.

padia fillimisht ka nisur ndaj Combs në tetor ku u pretentua se të dy burrat e sulmuan atë në vitin 2000 pas një feste.

Tashmë çështja ndaj Jay-Z ka pushuar procesi do të vijojë ndaj Combs ndaj të cilit rëndojnë tre padi civile, ndërsa që nga shtatori 2024 për akuza penale federale në lidhje me shantazh dhe trafikim seksual.

EMISIONET