S’ka ankande për bizhuteritë naziste/ Ndalohet shitja e 700 bizhuterive të vjedhura nga hebrenjtë

Shtëpia e Ankandeve në Britani, Christie’s ka hequr nga shitja rreth 700 bizhuteri me vlerë 150 milionë dollarë, pasi i përkisnin një ish anëtari të partisë naziste. Sipas qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Hebrenjve, pasuria në fjalë ishte krijuar nga vjedhjet në periudhën e luftës së dytë Botërorë nëpër dyqanet e hebrenjve.

S’ka ankande për bizhuteritë naziste/ Ndalohet shitja e 700

Bizhuteri me vlerë miliona dollarë, që i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe Genocidit të hebrenjve u ndaluan të shiteshin, me kërkesë të një qendre me bazë në SHBA për të drejtat e hebrenjve.

Ato i përkasin një miliarderi gjerman, dikur anëtar i partisë naziste. Më vonë pasuaria e tij me një vlerë afro 150 milion eurosh, i kaloi bashkëshortes së ndjere,Heidi Horten, e njohur për koleksionet e saj të shtrenjta.

Pasi Qendra Simon Wiesenthal kërkoi ndalimin e shitjeve, shtëpia e Ankandeve Christie i hoqi rreth 700 bizhuteri. Ato do të shkrihen dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi.

Miliardat e Hortens të përdorura për të ndërtuar këtë koleksion ishin gjithashtu shuma e fitimeve nga 'arianizimi' nazist i dyqaneve hebreje . Fondacioni dhe Christie's e dinë se të gjitha të ardhurat shkojnë për bamirësi, bamirësitë janë mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve, kërkimi mjekësor dhe aksesi në art", tha për AFP, kreu ndërkombëtar i bizhuterive Rahul Kadakia.

Mes artikujve ishte gjerdani e diamantit 90 karatësh "Briolette of India" nga Harry Winston dhe Sunrise Ruby, një unazë diamanti nga Cartier që vlen deri në 20 milionë dollarë.

anila zyberaj bizhuteritë

EMISIONET