"Shkak tradhtia"/ Aktori Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës
Tensionet dhe lajmet për ndarje në botën e showbizit shqiptar duket se nuk kanë fund.
Pas aludimeve të fundit mbi martesën e Erjon Isait, një tjetër çift i njohur po përballet me thashetheme për divorc.
Aktori i njohur Arben Derhemi dhe bashkëshortja e tij, Iva Korumi, sipas raportimeve të fundit, thuhet se kanë ndarë rrugët e tyre pas një martese disavjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë.
Sipas “PopArt”, arsyeja kryesore e këtij divorci ka qenë tradhtia e aktorit.
Korumi, e njohur për karrierën e saj në media, nuk ka mundur ta falë këtë gjest dhe si pasojë, thuhet se çifti është ndarë për më shumë se një vit. Kjo situatë është vënë re edhe në rrjetet sociale, ku as Derhemi dhe as Korumi nuk ndjekin më njëri-tjetrin, çka ka shtuar spekulimet për përfundimin e martesës së tyre.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklarata publike për situatën, ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke nxitur diskutime mbi marrëdhëniet e figurave publike dhe vështirësitë që ata përballen në jetën personale.